Thaçit dhe Veselit ju vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

para 10 dite

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për dy muaj të tjerë. Vendimet e ndara u morën më 11 prill 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, sipas raportimeve të “Betimi për Drejtësi”.

Thaçit dhe Veselit ju vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Në të dy vendimet, trupi gjykues arsyetoi se nuk ka informacione të mjaftueshme që sugjerojnë se Thaçi dhe Veseli do të arratisen nëse lirohen. Megjithatë, ekziston rreziku i konsiderueshëm që ata të pengojnë zhvillimin e procedurave të DhSK-së, veçanërisht ndaj dëshmitarëve ose atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte argumentuar se rreziqet e mundshme mund të menaxhohen vetëm në objektin e paraburgimit. Ky argument u mbështet nga trupi gjykues, i cili vlerësoi se paraburgimi është thelbësor për të parandaluar shkeljet e konfidencialitetit dhe pengimin e drejtësisë. Si rezultat, paneli gjyqësor vendosi se vazhdimi i paraburgimit është i domosdoshëm.

Më 10 prill 2025, u njoftua gjatë një konference javore se paraburgimi i Thaçit ishte zgjatur edhe në rastin e akuzave për pengim të administrimit të drejtësisë.

Etiketat

Ofertat e fundit