Sulmi terrorist në Banjskë, sot mbahet seanca e radhës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot, e hënë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq për sulmin terrorist në fshatin Banjskë më 24 shtator 2023.
Në seancën e së martës dëshmitarët e thirrur zbuluan detaje nga nata kritike e sulmit terrorist.
Zyrtari policor Halim Behrami theksoi se grupi sulmues ishte i mirëorganizuar dhe se gjatë sulmit u përdorën armë me kalibra të ndryshëm.
Po ashtu, dëshmitari Rade Nedelkoviq, i cili shërbente si roje në hotelin “Rajnska Banjska”, tregoi se katër persona kishin sjellë në hotel një të plagosur në ditën e sulmit.
Ndërkaq, dëshmitarja Dragana Antonjeviq nuk u paraqit për dëshmi për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit dhe problemeve shëndetësore që ajo ka njoftuar gjykatën.