LVV
PDK
LDK
AAK

Gjykata Speciale sqaron për kushtet e paraburgimit: “Inspektime të rregullta nga Kryqi i Kuq”

para 27 dite

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Angela Griep, ka dalë në mbrojtje të kushteve të paraburgimit në institucionin që ajo përfaqëson.

Gjykata Speciale sqaron për kushtet e paraburgimit: “Inspektime të rregullta nga Kryqi i Kuq”

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Griep ka theksuar se ka pasur disa spekulime rreth kushteve në të cilat mbahet në paraburgim të akuzuarit e Dhomave të Specializuara, por ka siguruar se këto kushte janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga organizata ndërkombëtare.

“Javët e fundit ka pasur komente në lidhje me kushtet e paraburgimit. Dua të shfrytëzoj rastin të sqaroj se objekti i paraburgimit i DHSK-së monitorohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (NNKK), i cili kryen inspektime të rregullta, të palajmëruara dhe të pavarura në objektin e paraburgimit për të këqyrur respektimin nga njësia e paraburgimit të të drejtave të njeriut, së drejtës ndërkombëtare dhe të standardeve të pranuara të trajtimit”, ka deklaruar Griep.

Sipas zëdhënëses, jo vetëm Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por edhe Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara kryen inspektime të rregullta për të monitoruar kushtet e paraburgimit dhe për të siguruar që të gjitha standardet ndërkombëtare të respektohen.

Etiketat

Ofertat e fundit