Zbulohen një milion euro në një BMW që drejtohej nga shoferi pa dokumente, ishin futur në qese plastike
Në një operacion të papritur, policia kufitare bavareze ka zbuluar një sasi të madhe parash në një automjet BMW pranë kufirit me Austrinë.
Autoritetet po hetojnë nëse këto fonde janë rezultat i veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.
Sipas një deklarate zyrtare, policia ndaloi një BMW me targa austriake në autostradën A3 në drejtim të Suben, mëngjesin e së hënës. Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët u përballën me një pamje të papritur: tufa të mëdha me kartëmonedha euro, të fshehura në qese plastike.
Një milion euro në një makinë
Vlera totale e parave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth një milion euro. Fotografitë e publikuara nga policia tregojnë një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash, kryesisht kartmonedha 50 euro, por edhe disa kartmonedha 20 dhe 100 euro.
Shoferi i automjetit, një shtetas 34-vjeçar, nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me origjinën e këtyre fondeve dhe as për destinacionin e tyre. Më tej, ai nuk mbanin me vete asnjë dokument identifikimi në momentin e kontrollit.
Hetim për pastrim parash
Pas kryerjes së procedurave të nevojshme, shoferi është liruar, por paratë dhe disa pajisje mobile janë sekuestruar nga policia. Inspektorati i Policisë Kriminale të Passaut ka marrë përsipër hetimet dhe ka ngritur akuza për pastrim parash ndaj shoferit të automjetit.