Tre shqiptarë humbin jetën në aksident të rëndë në Gjermani, katër të tjerë plagosen

para 25 dite

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar me hidhërim se tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në Koblenz të Gjermanisë.

Tre shqiptarë humbin jetën në aksident të rëndë në Gjermani, katër të tjerë plagosen

Sipas njoftimit të ministrisë, aksidenti tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 25 maj. Përveç tre viktimave, edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë janë plagosur dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalet lokale.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.”

Ministria bëri të ditur se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe po ndjekin nga afër zhvillimet lidhur me këtë ngjarje tragjike. Hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit janë ende në vazhdim.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.”

Për çdo informacion shtesë, ministria ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit: +49 1523 79 13 997.

Etiketat

Ofertat e fundit