Shpaloset pllaka përkujtimore e Qeverisë në Ekzil të Kosovës në Bonn të Gjermanisë
Në një ceremoni të veçantë të enjten në Bonn të Gjermanisë, është shpalosur pllaka përkujtimore e Qeverisë në Ekzil të Republikës së Kosovës, e cila funksionoi nga viti 1995 deri në 1999.
Ky akt simbolik shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me Gjermaninë.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, theksoi se zbulimi i kësaj pllake nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e thellë mirënjohjeje dhe respekti.
“Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij,” shkroi Ajeti në Facebook.