Ky është libri i saj i parë, e tema e tij është lufta në Kosovë dhe vuajtjet e familjeve që humbën atdheun e tyre dhe të afërmit e tyre që u varrosën në mënyrë anonime, janë ende të zhdukur ose të paidentifikuar.
Botuesi i librit, Wallstein Verlag, shkruan se “Jehona na ka dhuruar një libër të qetë që flet për luftën e Kosovës, duke na magjepsur me gjuhën e saj të fuqishme.“
Në mesin e shtatorit, juria do të vendosë për listën e ngushtë, e cila përfshin gjashtë romane. Ceremonia e ndarjes së Çmimit Gjerman të Librit 2025 do të zhvillohet më 13 tetor në hapjen e Panairit të Librit në Frankfurt, shkruan urgjent.com.
Jehona Kicaj, e lindur në vitin 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, studioi filozofi, gjuhë dhe letërsi moderne gjermane në Hanover. Përveç botimeve akademike, ajo ka botuar edhe tekste letrare që nga viti 2020.
Për romanin e saj debutues “ë”, ajo mori Çmimin e Letërsisë së Kryeqytetit të Shtetit të Hanoverit (HANNA) për këtë vit.