Bizneset Vende Pune Ofertat

Gjermani, kantieri ku humbën jetën 5 shqiptarët kishte defekte

Gjermani, kantieri ku humbën jetën 5 shqiptarët kishte defekte

15.11.2023 Gjermani

Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte. 

Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve. Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut tö grupit parlamentar të CDU-së në, Dennis Thering,në Parlamentin e landit.

Pasojat nuk janë ende të qarta

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Skela me punëtorë ra në boshllëk

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Gjermani, deri tani katër të vdekur nga moti i keq

Gjermani, deri tani katër të vdekur nga moti i keq

Referuar zhvillimeve të fundit, Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit nga moti i keq.

Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut, ku pasagjerët vazhdojnë të kenë vështirësi, pavarësisht se dje ka filluar me fluturimet. Bora dhe akulli në pjesë të Gjermanisë jugore çojnë në ndërprerje të shërbimit të tramvajit dhe aksidente trafiku.

Dy burra humbën jetën në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion për shkak të rrugëve “të ngrira”. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut.

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja e fuqishme ai ndërroi jetë.

Në aeroportin e Mynihut disa fluturimet janë pezulluar sërish sot për shkak të akullit, ndërsa orari i fluturimeve mbetet i kufizuar.

Bora vazhdon të pengojë trafikun në Gjermani

Bora vazhdon të pengojë trafikun në Gjermani

Edhe sot vazhdojnë kufizimet e udhëtimit në Gjermaninë jugore pasi reshjet e mëdha të borës gjatë fundjavës sollën kaos në pjesë të mëdha të rajonit, duke mbyllur aeroportin e Mynihut dhe stacionin kryesor të trenit dhe duke ndikuar rëndë udhëtimin rrugor.

Zyrtarët e Deutsche Bahn (Hekurudha Gjermane) kanë kërkuar nga njerëzit që të shtyjnë udhëtimin të hënën, nëse është e mundur, meqenëse nuk do të funksionojnë të gjitha rrugët në distanca të gjata.

Shumica e trenave midis Mynihut, Weilheim dhe Garmischer Raum do të anulohen të hënën dhe nuk do të ketë ende shërbime midis Mynihut dhe Salzburg/Innsbruck dhe midis Mynihut dhe Lindau/Oberstdorf, njoftojnë mediat gjermane.

Aeroporti i Mynihut u rihap të dielën në mëngjes, pasi u mbyll të shtunën për shkak të motit, por qindra fluturime u anuluan. Aeroporte të tjera, si Hannover, Bremen dhe Memmingen, gjithashtu patën anulime.

Aeroporti këshilloi udhëtarët që të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit të hënën përpara se të udhëtojnë në aeroport.

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme.

Zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.

Por, në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare përgjatë kufijve të saj jugorë dhe lindorë.

Një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t’i raportohet Komisioniz Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor.

Kontrolle të ngjashme përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.

Që nga 16 tetori, rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar, tha zëdhënësi.

“Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu,” tha ai duke shtuar se “nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”.

Qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është “të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”, shtoi zëdhënësi i ministrisë. 

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë