Gjermani, afati skadon në janar, mund të gjobiteni nëse nuk e zëvendësoni patentën e shoferit

para 49 dite

Bashkimi Evropian ka vendosur të standardizojë dhe të sigurojë më shumë lejet e drejtimit në të gjithë kontinentin.

Gjermani, afati skadon në janar, mund të gjobiteni nëse nuk e zëvendësoni patentën e shoferit

Kjo do të thotë se të gjitha lejet e lëshuara para vitit 2013 do të duhet të zëvendësohen me një model të ri, më të sigurt dhe të vështirë për t’u falsifikuar.

Në Gjermani, afatet për ndërrim të patentës së shoferit ndryshojnë në varësi të vitit të lindjes. Të gjithë të lindurit në vitin 1971 ose më vonë që kanë ende patentë shoferi në letër duhet të nxitojnë, pasi afati përfundon më 19 janar 2025.

Kush është i përjashtuar nga ky afat?

  • Personat e lindur para vitit 1953: Ata kanë më shumë kohë, deri në vitin 2033, për të ndërruar patentën e shoferit.
  • Patentat e lëshuara para vitit 2013: Edhe për këto patenta, afatet e ndërrimit skadojnë më vonë, në vitin 2026 e më tej.

Mos u shqetësoni, nuk do të humbisni menjëherë patentën e shoferit nëse kaloni afatin. Ekspertët e ligjit të trafikut thonë se policia mund t’ju japë një paralajmërim dhe një gjobë të vogël. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se mund të hasni probleme nëse udhëtoni jashtë vendit me patentën e vjetër.

Aktualisht, nuk është i detyrueshëm një ekzaminim mjekësor për të ndërruar patentën e shoferit, përfshirë edhe për personat e moshuar. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Etiketat

Ofertat e fundit