Gjermani, 4 shqiptarë zihen duke hyr ilegalisht për të punuar
Kiefersfelden – Katër shtetas shqiptarë u detyruan të largoheshin nga Gjermania menjëherë pas kontrollit kufitar në A93.
Policia federale në Rosenheim kontrolloi një automjet në A93 pranë Kiefersfelden më 31 tetor. Shoferi ka mundur të identifikohet siç duhet me pasaportë shqiptare dhe leje qëndrimi italiane. Megjithatë, katër pasagjerët e tij nuk kishin dokumente të vlefshme hyrjeje.
Ata deklaruan se donin të punonin në Gjermani për disa javë, por nuk kishin mundësi të siguronin asnjë kontratë pune.
Policia federale ua refuzoi hyrjen dhe i raportoi për tentativë për të hyrë ilegalisht në vend. Më pas ata u kthyen në Austri.
Edhe shoferi, një 42-vjeçar shqiptar, ka marrë kallëzim penal për kontrabandë me të huaj. Inspektorati Federal i Policisë Rosenheim filloi procedimin kundër tij.