Aeroplan i vogël rrëzohet në ndërtesë banimi, dy të vdekur në Gjermani

para 19 dite

Një tragjedi ka ndodhur në Gjermani, ku një aeroplan i vogël u rrëzua në mëngjesin e së shtunës në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich të qytetit Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore).

Aeroplan i vogël rrëzohet në ndërtesë banimi, dy të vdekur në Gjermani

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, kanë humbur jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve fillestare nga vendi i ngjarjes, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në fasadën dhe murin e ndërtesës. Për më tepër, një pjesë e shtëpisë u përfshi nga flakët, dhe një re e madhe tymi të zi u ngrit mbi zonën e aksidentit.

Raportohet se piloti i aeroplanit kishte njoftuar më parë probleme me motorin gjatë fluturimit dhe kishte kërkuar leje për t’u ulur në aeroportin e afërt të Mönchengladbach-ut. Fatkeqësisht, rrëzimi ndodhi para se ai të arrinte në pistë.

Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh forcash policore, zjarrfikësish dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po punojnë intensivisht për të menaxhuar situatën, shuar flakët dhe për të nisur hetimet në lidhje me shkakun e këtij aksidenti tragjik. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje nga autoritetet gjermane.

Etiketat

Ofertat e fundit