36-vjeçari kosovar tenton të hyjë në Gjermani, kthehet mbrapsht në Francë, kishte ndalesë

29.08.2025

Një 36-vjeçar nga Kosova është ndaluar nga policia federale gjermane në përpjekje për të hyrë në Gjermani, pavarësisht një ndalimi të përkohshëm hyrjeje dhe qëndrimi që i ishte lëshuar më herët.

36-vjeçari kosovar tenton të hyjë në Gjermani, kthehet mbrapsht në Francë, kishte ndalesë Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur më 28 gusht 2025 në qytetin Saarbrücken.

Sipas njoftimit të autoriteteve, kontrollet e kufijve të brendshëm u zhvilluan rreth orës 04:00 të mëngjesit në stacionin qendror të autobusëve në Saarbrücken, ku autobusi kishte ardhur nga Franca. Gjatë kontrollit të dokumenteve, policia konstatoi se ndaj 36-vjeçarit kosovar ishte aktiv një ndalim hyrjeje dhe qëndrimi, i lëshuar më parë nga autoritetet gjermane, shkruan urgjent.com.

Pas konstatimit, policia federale ndërmori masat e nevojshme dhe e ktheu shtetasin kosovar përsëri në Francë. Ndaj tij është hapur një hetim i mëtejshëm lidhur me rastin.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More