Tjetër goditje për Holandën, pas De Jong edhe Teun Koopmeiners humb Evropianin

11.06.2024

Holanda ka marrë një goditje tjetër të rëndë pas lëndimit të yllit të mesfushës Frenkie de Jong.

Tjetër goditje për Holandën, pas De Jong edhe Teun Koopmeiners humb Evropianin Foto: Ilustrim

Edhe mesfushori tjetër tulipian Teun Koopmeiners ka pësuar një lëndim dhe ka humbur pjesëmarrjen në Euro 2024.

Ky i fundit ishte planifikuar si titullar për miqësoren ndaj Islandës, por një problem gjatë minutave të nxhejes detyroi teknikun ta ulte në stol lojtarin e Atalantës.

Koeman, u shpreh se i frikësohej shumë gjendjes së mesfushorit dhe në fakt më e keqja ndodhi.

“Nëse është dikush që nuk e meriton të dëmtohet në këtë moment, atëherë ai është Koopmeiners. Ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm. Unë ende nuk e di se çfarë problem ka konkretisht, por më shqetëson shumë”.

“Mendoj se të gjitha këto dëmtime janë si pasojë e kalendarëve shumë të ngjeshur gjatë sezonit. Edhe Polonia ka një problem me Lewandowskin më duket, kam përshtypjen që të tilla dëmtime do të ndodhin shpesh përgjatë turneut”, u shpreh Koeman që pas dëmtimeve të De Jong dhe Koopmeiners, grumbulloi në kombëtare Ian Maatsen, lojtarin në pronësi të Chelseat që është në huazim te Dortmund.