Sot zhvillohen vetëm dy ndeshje të grupeve në Euro 2024

18.06.2024

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri si në ditën e kaluara.

Sot zhvillohen vetëm dy ndeshje të grupeve në Euro 2024 Foto: Ilustrim

Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F.

Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të ‘ekzistojë’.

Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit nga ora 18:00.

Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut.