Përfundon pjesa e parë: Gjermania me dominim absolut ndaj Skocisë

14.06.2024

Gjermania e ka mbyllur me rezultat 3-0 pjesën e parë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Skocisë me ndeshjen që po luhet në “Allianz Arena”.

Përfundon pjesa e parë: Gjermania me dominim absolut ndaj Skocisë Foto: Ilustrim

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë përmes Florian Ëirtz i cili realizoi për 1-0 pas një aksioni shumë të bukur.

Të besuarit e Julian Nagelsmann nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së Skocisë.

Ata shënuan edhe golin e dytë disa minuta më vonë, kësaj radhe përmes Jamal Musialas i cili në minutën e 19-të u shërbye mirë në zonë nga Kai Havertz për rezultatin 2-0.

Në minutën e 25-të gjyqtari Clement Turpin akordoi penallti për Gjermaninë pas një ndërhyrje të palejueshme nga Ryan Christie, por VAR-i intervenoi duke e anuluar atë pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës.

Pas një tollovie brenda zonës, mbrojtësi Ryan Porteous shkaktoi ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gundogan dhe pas rishikimit në VAR, gjyqtari Turpin e akordoi penallti duke e përjashtuar lojtarin me karton të kuq.

Penalltinë e fituar nga Gundogan me gjakftohtësi e ekzekutoi në minutën e 45-të Kai Havertz i cili realizoi për rezultatin 3-0.

Mbetet të shihet se çfarë na premton pjesa e dytë, por duke marrë parasysh ritmin e pjesës së parë dhe faktin që Skocia do të luajë edhe 45 minuta të tjera me një lojtar më pak në fushë, pritet të ketë edhe më shumë gola.

Kujtojmë se Gjermania gjendet në grupin A së bashku me Zvicrën dhe Hungarinë.