Mbyllet pa fitues ndeshja Slloveni-Serbi

20.06.2024

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë në kuadër të Grupit C në Euro 2024.

Mbyllet pa fitues ndeshja Slloveni-Serbi Foto: Ilustrim

Në pjesën Sllovenët patën paraqitje dukshëm më të mirë, madje në minutën e 32-të Timi Elshnik ishte afër të shënonte, por shtylla ia mohoi golin.

Loja e mirë e sllovenëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa Zan Karniçnik shënoi në minutën e 69-të duke e ndëshkuar Serbinë.

Sllovenia e menaxhoi mirë këtë epërsi deri në fund, ndonëse Mitroviq ishte afër goli të barazimit në minutën e 72-të.

Megjithatë, në sekondat e fundit të kohës shtesë Serbia përfitoi një gjuajtje nga këndi, nga e cila edhe u shënua goli i barazimit, kur Luka Joviq, shënoi me kokë, duke përfituar edha nga vendosja jo e mirë e portierit slloven.