Gjermania bindëse në fillim të Kampionatit Evropian 2024 – mposht me spektakël Skocinë 

14.06.2024

Gjermania ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Skocisë në kuadër të grupit Adhe njëkohësisht ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024.

Gjermania bindëse në fillim të Kampionatit Evropian 2024 – mposht me spektakël Skocinë  Foto: Ilustrim

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë përmes Florian Wirtz i cili realizoi për 1-0 pas një aksioni shumë të bukur.

Të besuarit e Julian Nagelsmann nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së Skocisë.

Ata shënuan edhe golin e dytë disa minuta më vonë, kësaj radhe përmes Jamal Musialas i cili në minutën e 19-të u shërbye mirë në zonë nga Kai Havertz për rezultatin 2-0.

Pas një tollovie brenda zonës, mbrojtësi Ryan Porteous shkaktoi ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gundogan dhe pas rishikimit në VAR, gjyqtari Turpin e akordoi penallti duke e përjashtuar lojtarin me karton të kuq.

Penalltinë e fituar nga Gundogan me gjakftohtësi e ekzekutoi në minutën e 45-të Kai Havertz i cili realizoi për rezultatin 3-0.