Arsyeja kryesore e këtij ndalimi është shqetësimi për shëndetin e të rinjve. Cigaret elektronike, veçanërisht ato një përdorimshe, janë bërë shumë të popullarizuara tek adoleshentët për shkak të shijeve të tyre të ndryshme dhe dizajnit atraktiv. Ekspertët shëndetësorë kanë shprehur shqetësime rreth varësisë që mund të shkaktojnë këto produkte dhe efektit të tyre afatgjatë në shëndet.
Përveç kësaj, këto cigare përmbajnë bateri litiumi dhe plastikë, të cilat shpesh përfundojnë në mjedis duke shkaktuar ndotje.
“Parlamenti i Valais-it po dërgon një sinjal të fortë për mbrojtjen e të rinjve”, tha në një deklaratë për shtyp Promotion Santé Valais, një organizatë që promovon shëndetin.
Nga ana tjetër, prodhuesit dhe shitësit e këtyre produkteve kanë shprehur shqetësim për këtë vendim, duke argumentuar se cigaret elektronike mund të jenë një alternativë më pak dëmtuese për pirësit e duhanit.
Zvicra po shfaq një prirje drejt rregullimeve më të rrepta në lidhje me produktet e duhanit dhe të tjera që konsiderohen të dëmshme për shëndetin. Vendimet e marra nga kantonet e Valais dhe Jura mund të shërbejnë si shembull për kantone të tjera dhe mund të ndikojnë në një debat më të gjerë në nivel federal rreth rregullimit të cigareve elektronike.