Zëdhënësja e TCS, Vanessa Flack, ka konfirmuar gjithashtu për gazetën në fjalë nivelin më të ulët në tre vjet. Për momentin, një litër 95 pa plumb kushton ende 1,72 franga, një litër 98 pa plumb kushton 1,83 franga ndërsa nafta, 1,80 franga, transmeton albinfo.ch.

Në disa pika karburanti si ajo Ruedi Rüssel, pa plumbi kushton vetëm 1,559 franga dhe nafta kushton 1,609 franga. “Ne po shohim çmime që janë më të ulëta se sa kanë qenë për një kohë të gjatë”, thotë Ramon Werner, CEO i kompanisë amë të Ruedi Rüssel, Volenergy.

Megjithatë, konflikti në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë që çmimi i naftës së papërpunuar të rritet përsëri me shpejtësi. Sipas kryestrategut të ZKB, Manuel Ferreira, çmimi i naftës së papërpunuar është rritur vetëm me 5 për qind. Ai përjashton një rritje të çmimeve të energjisë dhe rrjedhimisht të inflacionit.

Një fuçi naftë bruto kushton aktualisht 72 dollarë.