“Turbo korona”, 34,367 raste të reja dhe 12 vdekje në Zvicër

17.03.2022

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 28,472 që  është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 33 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3768.97, shkruan srf.ch. BAG raporton 185 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave […]

“Turbo korona”, 34,367 raste të reja dhe 12 vdekje në Zvicër Foto: Ilustrim

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 28,472 që  është 16 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 33 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 3768.97, shkruan srf.ch.

BAG raporton 185 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 98 në ditë.

1845 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19, ose 17 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 141 pacientë me Covid-19 në stacione të kujdesit intensiv. Kjo është 5 për qind më shumë se javën e kaluar.

BAG raporton 12 raste të reja të vdekjes me Covid-19.