Bizneset Vende Pune Ofertat

Tentuan të fusnin përmes kontenierëve të bananeve 139 kg kokainë në Britani, dënohen 3 shqiptarët

Tentuan të fusnin përmes kontenierëve të bananeve 139 kg kokainë në Britani, dënohen 3 shqiptarët

02.11.2023 Diaspora

Gjykata britanike ka dënuar me burg tre shqiptarët dhe mikun e tyre të cilët tentuar të kontrabandonin 139 kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur atë në një kontenier babanesh.

Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg.

Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball.

Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.

Arrestimi i Shahut, Ball dhe dy shqiptarëve të tjerë Florjan Ibra dhe Arman Kaviani, është bërë në  prill të 2022 teksa po shkarkonin drogën  në çatinë e kontejnerit, që besonin se e kishin ende

Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion forklift për të hipur në majë të kontejnerit.

Ata hapën çatinë duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin pakot, por në proces e sipër NCA dhe oficerët e policisë mbërrijnë për t’i arrestuar.

Të katër burrat u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Kaviani u akuzua gjithashtu për posedim me qëllim furnizimi pasi u gjet në shtëpinë e tij meta kristal me vlerë 500,000 paund.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Sekuestrohet sasi e madhe droge në Burgun e Dubravës

Sekuestrohet sasi e madhe droge në Burgun e Dubravës

Departamenti për Siguri në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda Burgut të Dubravës.

Nëpërmjet automjetit të kompanisë së kontraktuar për furznimin e kantinave në SHKK ishte tentuar të brenda kësaj qendre të futet drogë e telefona.

SHKK-ja bën të ditur se në këtë rast kanë sekuestruar 748 gramë substancë të dyshuar narkotike, 100 tableta të dyshuara të llojit “Dbolmax” dhe 212 tableta të dyshuara si ekstazi, 11 telefona, tetë kabllo të adapterëve dhe dy koka të adapterëve.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK-ja ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

Njoftimi i plotë:

Kontrabanda nuk kalon

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial, Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës:

– substancë e dyshuar narkotike 748 gr;

– 11 telefona mobil;

– 8 kabllo të adapterëve;

– 2 koka të adapterëve;

– 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe

– 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Suharekë, kanosi nënën e tij e theu orendi shtëpiake, të arrestuarit i gjendet drogë në dhomë

Suharekë, kanosi nënën e tij e theu orendi shtëpiake, të arrestuarit i gjendet drogë në dhomë

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti  ka kanosur viktimën nënën e tij, ku edhe ka thyer disa orendi shtëpiake.

I dyshuari dyshohet se ka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gr substanca narkotike e llojit marihuanë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:20 në Suharekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Suharekë  29.06.2022-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti  ka kanosur viktimën nënën e tij, ku edhe ka thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari dyshohet seka probleme psiqike dhe është përdorues i substancave narkotike. Gjatë kontrolli në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 130 gr substanca narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë dhe ndalohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Zbulohen mbi 90 kg drogë në Prizren, policia arreston dy shqiptarë

Zbulohen mbi 90 kg drogë në Prizren, policia arreston dy shqiptarë

Pas arrestimit të të dyshuarit të lartëcekur është bërë kontrollimi i automjetit me ç’rast janë vërejtur disa thasë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Në vazhdën e zhvillimit të këtij operacioni policor është bërë dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet se me një automjet të tipit Audi me targa të Shqipërisë i ka siguruar rrugën për lëvizje të dyshuarit të parë i cili po lëvizte me automjetin me
narkotik.

Gjatë zhvillimit të procedurave lidhur me rastin janë gjetur dhe sekuestruar:

– Njëqind e tetëdhjetë e një (181) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit
Marihuanë, me peshë 93 kilogram e 249 gram.
 Një peshore.
 Gjashtëqind e njëzet e dy (622) euro.
 Gjashtëmijë e shtatëqind (6700) lekë të Shqipërisë.
 Dhe dy automjetet e përfshira në rast.
Pas marrjes së urdhërit verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake në Prizren, është kontrolluar edhe depoja e cila ishte nën shfrytëzim të personave të dyshuar, ku dhe janë vërejtur mallra të ndryshme
që dyshohet se janë të kontrabanduara. Me këtë rast janë njoftuar zyrtarët kompetent nga Dogana e Kosovës të cilët janë duke u marrë me procedurat e mëtutjeshme.

Lidhur me rastin poashtu është konfiskuar edhe një automjet tjetër i tipit Mercedes me targa të Shqipërisë, i cili ishte në afërsi të depos, nën shfrytëzim të personave të dyshuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit të personave të dyshuar në prezencë të avokatëve, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Sigurimi Internacional Sigurime Brigada 123,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë