Siç raporton gazeta gjermane “BILD”, pak pas përfundimit të seancës gjyqësore, dëshmitarë okularë kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri vetëm pak metra larg daljes së gjykatës.
Sipas dëshmitarëve, pas të shtënave, oficerët e gjykatës kanë dalë me vrap në rrugë, duke konfirmuar incidentin. Detaje të tjera rreth të shtënave, si numri i personave të përfshirë apo nëse ka të lënduar, ende nuk janë bërë të ditura.
Vrasja e Besar Nimanit tronditi opinionin publik, duke shkaktuar reagime të shumta në komunitetin sportiv dhe më gjerë. Gjykimi i sotëm konsiderohej si një hap i rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.