Sipas këtij ligji, të gjithë djemtë pas shkollës së mesme, pra zakonisht të moshës 18 vjeç, duhet të plotësojnë një pyetësor në internet nga Bundesëehri lidhur me preferencat e tyre ndaj ushtrisë.

Më pas do të bëhet rekrutimi i atyre që duan të shërbejnë në ushtrinë gjermane.

Meshkujt janë të detyruar ta plotësojnë pyetësorin. Nëse nuk e bëjnë këtë edhe pasi iu kërkohet një gjë e tillë, ata përballen me gjobë.

Për femrat, pjesëmarrja është vullnetare.

Mirëpo, pas prishjes së koalicionit qeverisës, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të ndodhë me këtë projektligj.