Policia finlandeze thotë se bullizmi ishte motiv për sulmin në shkollë

04.04.2024

Policia finlandeze kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit të djeshëm në një shkollë pranë Helsinkit gjatë së cilit u vrarë një dhe u plagosën dy nxënës.

Policia finlandeze thotë se bullizmi ishte motiv për sulmin në shkollë Foto: Ilustrim

Sipas zyrtarëve, arsyeja e sulmit  ka qenë “bullizmi” i ushtruar ndaj sulmuesit .

Zyrtarët Finlandez kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit të djeshëm , që ndodhi në një shkollë në afërsinë e Halsinkit dhe i cili la të shokuar një pjesë të madhe të vendit.

Gjatë sulmit, i cili ndodhi në shkollën Vertiola në qytezën Vanta, një nxënës hapi zjarr drejtë nxënësve tjerë duke vrarë një dhe duka plagosur dy nxënës tjerë. Edhe sulmuesi edhe viktimat janë 12 vjeçare.

Tani zyrtarët thonë se kanë mësuar se arma me të cilën u krye sulmi i takon një familjari të sulmuesit përderisa si motiv për incidentin është dhënë “bullizmi” i ushtruar ndaj sulmuesit prej që ai u transferua në shkollën Vertiola në fillim të vitit.

Është bërë e ditur edhe se, për shkak të moshës, sipas ligjit finlandez sulmuesi nuk mund të mbanë përgjegjësi kriminale dhe se ai tani i është dorëzuar shërbimeve sociale.