Mërgimtarët nisen për pushime drejt Kosovës, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
Bashkatdhetarët edhe sivjet ia kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre. Shumë mërgimtarë nga Zvicra, Austria, disa lande të Gjermanisë dhe shtetet skandinave kanë filluar pushimet në Kosovë, pasiqë pushimet në këto shtete kanë nisur që nga 1 korriku. Çdo vit ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës, mirëpo […]
Bashkatdhetarët edhe sivjet ia kanë mësyrë vendlindjes për t’i kaluar pushimet e tyre.
Shumë mërgimtarë nga Zvicra, Austria, disa lande të Gjermanisë dhe shtetet skandinave kanë filluar pushimet në Kosovë, pasiqë pushimet në këto shtete kanë nisur që nga 1 korriku.
Çdo vit ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës, mirëpo aktualisht në pikat kufitare hyre-dalje nuk ka pritje të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta.
Edhe në pikat tjera kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 3-5 minuta.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Dheu i Bardhë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Merdarë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |