Kushtet atmosferike, Kroacia mbyll disa rrugë për të gjitha llojet e mjeteve

20.12.2024

Këto ditë, kushtet atmosferike të vështira po shkaktojnë probleme të mëdha në qarkullim në shumë rrugë të Kroacisë.

Kushtet atmosferike, Kroacia mbyll disa rrugë për të gjitha llojet e mjeteve Foto: Ilustrim

Era e fortë dhe bora kanë bllokuar disa rrugë, duke vënë në vështirësi shumë udhëtarë.

Era e fortë po shkakton probleme të mëdha në rrugët bregdetare, duke bërë që disa prej tyre të mbyllen plotësisht për të gjitha llojet e mjeteve. Autostrada A1 Zagreb-Ploçe-Karamatići, autostrada e Adriatikut (DC8) dhe disa rrugë të tjera janë të mbyllura për shkak të erës së fortë. Kësisoj austostrada afër Zadarit rrugës për Split është e bllokuar shkaku i kohës së keqe.

Në zonat malore të Gorski Kotar dhe Likë, bora ka bërë që rrugët të jenë të mbuluara dhe të rrëshqitshme. Qarkullimi është i ndaluar për kamionët me rimorkio dhe traktorë në shumë rrugë në këto zona.

Për informacione të përditësuara në lidhje me kushtet e rrugës, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Autoritetit Rrugor Kroat.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More