Kosovarja 65-vjeçe dhe dy të tjera kapen me 11 kg heroinë në Zvicër

Embrach: Arrestohen tri gra, njëra prej tyre 65 vjeçare, të dyshuara për tregti me drogë – sekuestrohen njëmbëdhjetë kilogramë heroinë

Kosovarja 65-vjeçe dhe dy të tjera kapen me 11 kg heroinë në Zvicër

Embrach: arrestohen tri gra, njëra prej tyre 65 vjeçare, të dyshuara për tregti me drogë – sekuestrohen njëmbëdhjetë kilogramë heroinë

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten (1 prill 2022) dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës.


Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë. Një shtetase  27-vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjin për narkotikët.

Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte përpunuar rastin.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë