Motoçikletat kishin targa zvicerane, njoftoi të premten Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG). Pas restaurimit, ato ishin menduar për rishitje në tokën zvicerane.

Arrestimi u bë javën e kaluar në autostradën në drejtim të veriut në Ticino, në një zonë pushimi midis Riva San Vitale dhe Capolago, thuhet më tej në komunikatë.

Mallrat tashmë ishin refuzuar në pikën kufitare Pizzamiglio në të njëjtën ditë sepse konsideroheshin mallra komerciale. Mirëpo, shoferi, një shtetas kosovar 43-vjeçar, nuk kishte respektuar udhëzimet e policëve dhe kishte hyrë sërish në Zvicër. Ai është urdhëruar të paguajë disa mijëra franga gjobë dhe të deklarojë siç duhet mallin, thuhet në përfundim.