Kanada, dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident

06.04.2024

Një aksident tragjik ka marrë jetën e dy të rinjve shqiptarë në Kanada.

Kanada, dy të rinj shqiptarë humbën jetën në një aksident Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë, mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cep të rrugës Eglinton E. Klisi dhe Simon Dreshaj, të dy kushërinj nga Rapsha e Hotit, kanë humbur jetën teksa udhëtonin me sedanin e tyre të bardhë.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy shqiptarët është përplasur me një tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga komuniteti shqiptar në Mississuaga të cilët kanë zbuluar identitetin e tyre dhe se ku kanë jetuar në Shqipëri.