Sidomos banorët e ndërtesës në lagjen e 11-të të banimit Favoriten të Vjenës, ku ndodhi krimi.

Sipas mediave, për vrasjen e djalit dyshohet nëna e djalit, 29-vjeçarja Elifnur O., me origjinë turke, e cila punonte si asistente në një kopsht fëmijësh.

Fqinjët, si dhe shoqja e saj më e mirë, i referohen asaj si një “nënë e dashur”. Askujt nuk e ka të qartë se çfarë ndodhi kur nëna ngriti dorën mbi fëmijën e saj?

Në banesë në momentin e vrasjes ndodhej edhe bashkëshorti i 29-vjeçares. Ai thirri ambulancën dhe policinë, e cila gjithashtu u trondit kur gjeti trupin e pajetë të djalit të mbuluar me gjak.

Siç shkruajnë mediat austriake, me mbërritjen e policisë, babai i djalit u mbulua me gjak nga përpjekjet e dëshpëruara për të shpëtuar të birin, pak më pas ai u rrëzua duke qarë në shkallët.

Pas policisë, në vendngjarje ka mbërritur forenzika dhe në fund automjeti i agjencisë funerale me arkivolin e fëmijës. Frikë dhe tmerr mëngjesin e së dielës për banorët, të cilët nuk mund ta besonin se djali nga kati përdhes i pallatit të tyre ishte vrarë.

“Jemi të pangushëllueshëm! Na është thyer zemra që ka vdekur ky fëmijë i ëmbël. Me orë të tëra shpresoja se ishte një aksident”, qante me lot Hasret D. (34), mik i afërt i turkes së dyshuar për vrasje.

“Nuk mund ta imagjinoj se do ta bënte një gjë të tillë”, ka thënë një shoqe e të dyshuarës, e cila është edhe asistente në Kopsht dhe shpesh kanë qenë bashkë.

“Ajo nuk i ka bërë kurrë asgjë të keqe askujt dhe e donte shumë djalin e saj”, tha 34-vjeçarja, fëmijët e së cilës luanin shpesh bashkë dhe ajo dhe fëmijët e saj shkonin të notonin në pishinë gjatë verës.

Një nënë e dyshuar për vrasjen e djalit të saj u arrestua nga policia dhe u dërgua në spital me plagë në duar. Ajo me siguri do të transferohet së shpejti në një paraburgim. Gazeta thekson se derisa të vërtetohet e kundërta, nëna e djalit konsiderohet e pafajshme. Ende nuk dihet motivi i vrasjes. Hetimi është në vazhdim.