Diaspora vazhdon me rekord të remitencave, për 4 muaj u sollën rreth 20 milionë € më shumë në Kosovë

02.06.2022

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) raporton për dërgesat e parave në Kosovë në çdo muaj, ku sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se në katër mujorin e parë të vitit aktual (2022), mërgimtarët kanë dërguar 18 milionë euro më shumë në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe katër mujore, sipas të dhënave të BQK-së bëhet e […]

Diaspora vazhdon me rekord të remitencave, për 4 muaj u sollën rreth 20 milionë € më shumë në Kosovë Foto: Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) raporton për dërgesat e parave në Kosovë në çdo muaj, ku sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se në katër mujorin e parë të vitit aktual (2022), mërgimtarët kanë dërguar 18 milionë euro më shumë në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe katër mujore, sipas të dhënave të BQK-së bëhet e ditur se vlera më e lartë e dërgesave ishte në muajin prill me 110.1 milion euro nga totali prej 351.5 milionë euro.

Në raportin e BQK-së bëhen të ditur edhe kanalet e dërgimit, ku sipas tyre 219.9 milionë euro (€) u transferuan me anë të agjencive të dërgesave të parave, ndërkaq mjetet e tjera me anë të bankave komerciale si dhe atyre kanaleve alternative.

Në gjithë këto mjete financiare nga ana e diasporës, sipas vendeve prin Gjermania me më së shumti dërgesa të parave drejt vendlindjes së tyre.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga Gjermania kanë ardhur 40% të dërgesave të parave, pasuar nga Zvicra me 18.5%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 8%.

Ndërsa nga Italia kanë ardhur 4.7% të dërgesave, Austria me 5.1%, Belgjika 2.9%, Suedia 2.5%, Franca 3.7%, Norvegjia 1.8%, Kanada 1.4%, Mbretëria e Bashkuar 2.1%, Danimarka 0.3%, Finlanda 1.1%, Holanda 0.6%, Sllovenia 0.8% dhe vende të tjera 6.6%.