Aksidenti në Kroaci, 4 shqiptarë të lënduar

29.11.2023

Një aksident ka ndodhur në Kroaci, ku katër persona kanë mbetur 6 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë. Mediat e huaja bëjnë me dije se një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që […]

Aksidenti në Kroaci, 4 shqiptarë të lënduar Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Kroaci, ku katër persona kanë mbetur 6 të plagosur, mes tyre 4 shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç.