[VIDEO] Bali Muharremaj promovon turizmin nga bjeshkët e Mushtishtit
- 07.07.2019
- 0 komente
![[VIDEO] Bali Muharremaj promovon turizmin nga bjeshkët e Mushtishtit](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/07/DD6CA6AA-2A51-4AD8-887B-AF2214751DE8.jpeg)
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i shoqëruar nga mbi 200 të rinjë ka zgjedhur bjeshkët e Mushtishtit për të kaluar ditën e dielë.
Veçmas njoftimit që ka bërë në profilin e tij ai gjithashtu ka realizuar edhe një video me anë të cilës ka promovuar turizmin malor duke shfaqur kështu ambientin relaksues dhe bukuritë e këtyre bjeshkëve.
Këto bjeshkë janë bërë atraksion për shumë qytetarë dhe vizitor që kalojnë ditë dhe javë të tëra në këtë pjesë.
Video e publikuar nga vetë kryetari fillon që nga qendra e fshatit Mushtisht aty ku janë të vendosura tabelat informuese, e duke vazhduar përgjatë rrugës e deri tek pjesa e quajtur Gradac.
KOMENTE0
Leave a Reply