Thirrje për trajnime falas – Projekti: Promovimi i vetëpunësimit tek të rinjtë përmes turizmit

03.05.2019

Tourism and Marketing Institute – TMI ne partneritet me Institutin për Zhvillim dhe Integrim – IZHI, fton të rinjtë nga Prizreni dhe Suhareka që kane interes aftësimi profesional në fusha te ndryshme, me theks te veçantë turizmin, të aplikojnë për trajnime falas me qellim vet-punësimin, duke përfshirë trajnime profesionale qe i përgjigjen nevojave të tregut […]

Thirrje për trajnime falas – Projekti: Promovimi i vetëpunësimit tek të rinjtë përmes turizmit Foto: Ilustrim

Tourism and Marketing Institute – TMI ne partneritet me Institutin për Zhvillim dhe Integrim – IZHI, fton të rinjtë nga Prizreni dhe Suhareka që kane interes aftësimi profesional në fusha te ndryshme, me theks te veçantë turizmin, të aplikojnë për trajnime falas me qellim vet-punësimin, duke përfshirë trajnime profesionale qe i përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Trajnimet do të fillojnë nga muaji Qershor 2019.
Numri i pjesëmarrësve: 60 pjesëmarrës
Nga Prizreni 40 Pjesëmarrës
Nga Suhareka 20 Pjesëmarrës

Kriteret për aplikim:
– Aplikuesit duhet të jenë banorë nga komuna e Prizrenit dhe Suharekës,
– Të jenë të moshës 18-24
– Të jenë të gatshëm për të ndjekin trajnimin gjate gjithë sesioneve
– Të kenë dokumente identifikimi nga Republika e Kosovës


Aplikimin mund ta bëni vetëm online në linkun më poshtë duke plotësuar secilën rubrikë.
Për më shumë mund të na kontaktoni në +383 (0) 44 345638

Afati i fundit për aplikim: 28 Maj 2019
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës Rinise dhe Sportit

APLIKO KËTU