Themelohet Kori i Fëmijëve të Therandës
- 03.04.2018

Dje ishte paraqitja e parë para publikut e Korit të Fëmijëve të Therandës.
Paraqitja e tyre ishte në nivel shumë të lart profesional duke befasuar publikun.
Sipas drejtuesit të korit Artan Elshani, kori do të jetë një mundësi e shkëlqyer për fëmijët e Komunës së Suharekës, të cilët kanë dëshirë të këndojnë.
Paraqitja e korit ishte krahas koncertit të fëmijëve të kursit për muzikë “Aria” të cilët u paraqitën në Piano dhe Këndim ku i gjithi ishte direkt (live) nën përcjelljen e orkestrës.