Teatri i Ëndrrave megjithatë vazhdon…

01.07.2019

Ata janë këmbëngulës dhe duket se kanë vizion në projektet e tyre, që rrjedhimisht natyrshëm vërehet se ata duan ta përmbushin ëndrrën e tyre. Së fundmi në Obiliq ata trajtojnë një temë të ndjeshme, e cila është ende problematike për shoqerinë tonë si: alkooli, droga dhe dukuri tjera të cilat sipas tyre janë simbolika e […]

Teatri i Ëndrrave megjithatë vazhdon… Foto: Ilustrim

Ata janë këmbëngulës dhe duket se kanë vizion në projektet e tyre, që rrjedhimisht natyrshëm vërehet se ata duan ta përmbushin ëndrrën e tyre.

Së fundmi në Obiliq ata trajtojnë një temë të ndjeshme, e cila është ende problematike për shoqerinë tonë si: alkooli, droga dhe dukuri tjera të cilat sipas tyre janë simbolika e një krize familjare.

Astrit Bytyqi, regjisor i kësaj shfaqje dhe shfaqjeve të tjera nga ky teater, thekson se këto dukuri na motivojnë të krijojmë ide per ti realizuar si performanca artistike e deri tek shfaqjet të cilat do të realizohen në të ardhmen.

Perveq kësaj Bytyqi shtoi se problemi kryesor është mungesa e objektit të teatrit, përkundër se cilës ai dhe aktoret e rinj te Teatrit te Ëndrrave po ia dalin të bëjnë shfaqje që po pëlqehen shumë nga publiku.

Gjatë kohës qe kalova me Teatrin e Ëndrrave biseduam pak edhe me Burhan Sejdiun, aktorin me eksperincen më të gjatë në këtë teater.

Ai tha se është mesuar shumë shpejt me rolin që i është caktuar për shfaqjen e Obiliqit e cila u shfaq muajin e kaluar ashtu si edhe me teatrin ne pergjithsi.

Shtoi se çdo moment në këtë teater është me shumë emocione dhe i mrekullueshem sikurse momenti i parë. Gjithashtu tregon edhe per angazhimet e shumta që do të pasojnë për të, por si më te rëndësishmit po i konsideron ato së bashku me Teatrin e Ëndrrave në kuadër të Diafestit dhe te Festarit.

Amfiteatri tek Gjimnazi “Jeta e Re” duket se edhe më tutje do të jetë “shtëpia” e tyre aktuale sepse Qendra Kulturore “Ukë Bytyqi” e cila përfshin edhe teatrin duket se nuk është afër ngase një gërmadhë aty flet per zgjatjen e kohes e cila ka dokumentacione të cilat kanë shqiptime tjera të cilat hudhin faje sa në Ministrinë e Kultures e sa në Komunën e Suharekës.

Megjithatë një gjë duket se nuk ndalet.Ai është vullneti i aktorëve nga Teatri I Endrrave.

Erza Xhemajliu