16.08.2019, 17:46

Të shtunën në Prishtinë jepet premiera e shfaqjes “Karrigat”

Të shtunën duke filluar nga ora 20:00 Teatri Kombëtar i Kosovës do të jetë nikoqir i shfaqjes “Karrigat”.

Shfaqja e autorit Eugene Ionesco dhe regjisorit Astrit Bytyqi do të ketë premierën e saj pranë shumë adhuruesve në Teatrin Kombëtar.

Në shfaqje interpretojnë Valmir Krasniqi, Arta Lahu dhe Labeat Bytyqi ndërsa kompozitor i saj është Trimor Dhomi, e skenografia është realizuar nga Mentor Berisha.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.