Shembull, banorët Sallagrazhdës pa dallim feje dekorojnë kishën e fshatit

15.12.2019

Gjendemi në mes të muajit dhjetor dhe kanë mbetur edhe pak ditë para se të shënohet festa e Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve. Përgatitjet për këto dy festa tashmë kanë filluar pothuajse në të gjithë vendin. Një shembull të tillë na e japin banorët e fshatit Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës. Me iniciativë të rinisë […]

Shembull, banorët Sallagrazhdës pa dallim feje dekorojnë kishën e fshatit Foto: Hallka - Marketing Agency

Gjendemi në mes të muajit dhjetor dhe kanë mbetur edhe pak ditë para se të shënohet festa e Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve.

Përgatitjet për këto dy festa tashmë kanë filluar pothuajse në të gjithë vendin. Një shembull të tillë na e japin banorët e fshatit Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës.

Me iniciativë të rinisë së fshatit janë mbledhur 3000 € për dekorimin e kishës së fshatit.

Por më e veçanta dhe shembull për të gjithë është se në dekorimin e kishës kanë participuar të gjithë banorët pa dallim përkatësie fetare duke qenë shembull i harmonisë fetare dhe se çdo projekt që është në të mirë të banorëve përkatësia fetare as nuk diskutohet.