30.07.2019, 10:30

Në njëvjetorin e vdekjes përkujtohet regjisori Bekim Lumi

Sot do të organizohet një manifestim përkujtimor në njëvjetorin e vdekjes së regjisorit të njohur, Bekim Lumi.

Manifestimi do të hapet me moton “Unë besoj në teatër” në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” (Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it në kontekst me kodin zakonor shqiptar, Kanuni i Lekë Dukagjinit).

Shfaqja e tij e fundit u titullua “Arturo Ui” dhe erdhi për nder të 20-vjetorit të krijimtarisë së Lumit dhe 120-vjetorin e lindjes së autorit të shfaqjes, Bertolt Brecht. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, regjisori Lumi nuk ishte i pranishëm as në premierën e kësaj shfaqjeje.

Bekim Lumi në vitin 2016 është ndruar si regjisori më i mirë i vitit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.