“Në Luftë Hibride – vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, Burim Ramadani promovon sot librin e tij

para 45 dite

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, do të promovojë sot librin e tij të fundit, “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”.

“Në Luftë Hibride – vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”, Burim Ramadani promovon sot librin e tij

Libri, një përmbledhje e përvojave personale, analizave teorike dhe komenteve aktuale mbi sfidat e sigurisë, do të prezantohet në orën 14:00 në restorant “Culaccino”, përballë objektit qeveritar “Rilindja”.

Në këtë vepër, Ramadani hedh dritë mbi një periudhë të karakterizuar nga rritja e ndikimit të luftës hibride në rajon dhe në botë. Ai ofron një analizë të thellë të këtyre sfidave, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë në fushën e sigurisë. Libri nuk kufizohet vetëm në të kaluarën, por hedh një vështrim edhe në të ardhmen, duke parashikuar zhvillimet e mundshme në fushën e sigurisë në dekadën e ardhshme për Kosovën, rajonin dhe në nivel global.

“Në Luftë Hibride” është një kombinim unik i kujtimeve personale, analizave teorike dhe komenteve aktuale mbi çështjet e sigurisë. Libri ofron një pasqyrë të gjithanshme të sfidave të sigurisë që ka përballuar Kosova në vitet e fundit, si dhe një analizë të mënyrës se si këto sfida kanë ndikuar në rajon dhe në botë.

Libri “Në Luftë Hibride” do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë në libraritë “Artini-Toena” dhe “Dukagjini” në Prishtinë, si dhe te shitësit e librave në shesh. Gjithashtu, libri mund të porositet online në platformën https://multimall.co/products/luftehibride.

Etiketat

Ofertat e fundit