Mbahet ekspozita, Transformimi: Dikur, Tani dhe Nesër

30.03.2019

Mbrëmë në ambientin e muzeut të qytetit Qendra për Edukim Kreativ, Shtëpia e Fellbahut në bashkëpunim me profesorët e Universitetit Adelphi, Artsaction nga New York kanë bërë hapjen e ekspozitës Transformimi: Dikur, Tani dhe Nesër. Bashkëpunimi i Shtëpisë së Fellbahut me profesorët bëhet tash e 9 vite që për temë ka avansimin e artit dhe […]

Mbahet ekspozita, Transformimi: Dikur, Tani dhe Nesër Foto: Ilustrim

Mbrëmë në ambientin e muzeut të qytetit Qendra për Edukim Kreativ, Shtëpia e Fellbahut në bashkëpunim me profesorët e Universitetit Adelphi, Artsaction nga New York kanë bërë hapjen e ekspozitës Transformimi: Dikur, Tani dhe Nesër.

Bashkëpunimi i Shtëpisë së Fellbahut me profesorët bëhet tash e 9 vite që për temë ka avansimin e artit dhe përparimin e teknikave të ndryshme.

Nga ky bashkëpunim kanë fëmijë dhe artdashës kanë përvetësuar teknika të ndryshme. Përmes video projektorëve dhe filmave që janë punuar gjatë këtij bashkëpunimi, mbrëmë u prezentua një retrospektivë.

Në fjalën e tij gjatë hapjes kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në emër të të gjithë qytetarëve të Suharekës ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe profesorët për kontributin e vazhdueshëm.