Kuvendi i të Rinjëve të Suharekës me ligjëratë kundër bulizmit

13.05.2019

Sot në shkollën fillore në Tërnje dhe në Leshan janë mbajtur ligjërata nga Kuvendi i të Rinjëve te Suharekës me temën “Dhuna ndërmjet fëmijëve (bulizmi), llojet e bulizmit dhe efektet negative tek nxënësit. Gjatë ligjëratës u tha se bulizmi është një dukuri e cila ka pasoja negative tek nxënësit. Po ashtu u treguan mënyrat se […]

Kuvendi i të Rinjëve të Suharekës me ligjëratë kundër bulizmit Foto: Ilustrim

Sot në shkollën fillore në Tërnje dhe në Leshan janë mbajtur ligjërata nga Kuvendi i të Rinjëve te Suharekës me temën “Dhuna ndërmjet fëmijëve (bulizmi), llojet e bulizmit dhe efektet negative tek nxënësit.

Gjatë ligjëratës u tha se bulizmi është një dukuri e cila ka pasoja negative tek nxënësit. Po ashtu u treguan mënyrat se si mund të i shmanget bulizmit duke krijuar një klimë pozitive në procesin mësimor. U përmendën si pasojat fizike ashtu edhe ato psikologjike dhe si mund të identifikohet viktima ndaj të cilit bëhet bulizëm.

Në fund u dhanë disa rekomandime në lidhje me funksionimin sa më të mirë të raportit nxënës-mësues-prindër.