Cult

Kosovo Hope hap dyert e saj edhe në Prizren

Kosova Hope e themeluar nga Berat dhe Valdete Gegaj e cila nga viti 2008 ka funksionuar zyrtarisht vetëm në Komunën e Suharekës, nga sot ka hapur zyret e saj edhe në Komunën e Prizrenit.

Gjatë këtyre 11 viteve Kosovo Hope ka qenë urëlidhëse ndërmjet komuniteteve për të sjellë shpresë në Kosovë përmes shkëmbimit të kulturave, njohurive, përvojave dhe ideve.

Me një staf të gjerë dhe punë pë madhe Kosovo Hope ka punuar shumë për të zhvilluar një shkëmbim të kulturave midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duke pritur shkëmbimet e studentëve, mjekëve, oficerëve të policisë dhe politikanëve.

Kosovo Hope ka  investuar në gjenerata e gjenerata të ardhshme të Kosovës me qëllim që të ndikojë në zhvillimin e gjeneratave të reja.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.