24.09.2019, 12:16

Festari 2019 / Muharremaj takon artistët ndërkombëtar

Dita e dytë e “Festari 2019”, ka filluar sot me takimin e artistëve ndërkombëtar me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj.

Ata janë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë ardhur në kuadër të kolonisë ndërkombëtare të artit që zhvillohet në Suharekë.

Artistët do të qendrojnë gjatë një jave dhe do të punojnë veprat e tyre, në kuadër të kolonisë ndërkombëtare të artit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.