25.09.2019, 11:29

Festari 2019/ Mbahen aktivitete sportive të personave me aftësi të veçanta

Dita e III-të e Festarit ka filluar me aktivitete sportive të personave me aftësi të veçanta.

Në fillimin e këtyre aktiviteteve në fjalën e saj nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka ka bërë të ditur që komuna e Suharekës mbetet e përkushtuar në ofrimin e kushteve edhe më të mira për këtë shtresë të shoqërisë.

Ajo ka përshëndetur aktivitetet duke u ofruar mbështetjen e saj të parezervë për të gjithë personat me aftësi të veçanta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.