24.09.2019, 12:25

Festari 2019 / Aksion për dhurimin e gjakut

Në kuadër të Festari 2019, sot ka filluar aksioni për dhurimin e gjakut.

Organizatorët ftojn të gjithë ata që kanë vullnet që nga ora 10:00 në sheshin Fadil Vata të marrin pjesë në aksionin për dhurimin e gjakut.

Dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe aksioni ka si qëllim të ju ndihmojë të sëmurëve dhe të lënduarëve që shërohen në spitalet tona.

Pse duhet të dhurojmë gjak ?

Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë ! Nëse secili do të pyesë veten se cfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte një përgjigje pa ekuivok :“Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.