Edukatorët në Kosovë kanë nevojë për zhvillim profesional

16.05.2019

Në emisionin e sotëm në RTK është diskutuar për draft dokumentin e kurrikulës bërthamë për edukimin e hershëm, 0-5 vjeç, ku të ftuara në emision ishin Arlinda Beka nga MASHT dhe Indira Huruglica Zenelaj drejtoreshë e institucionit parashkollorë ‘Gëzimi Ynë’. Arlinda Beka në emisionin “Studio e Hapur” thotë se jemi munduar që fillimisht më i […]

Edukatorët në Kosovë kanë nevojë për zhvillim profesional Foto: A multi-ethnic group of elementary age children are playing with plastic blocks in class.

Në emisionin e sotëm në RTK është diskutuar për draft dokumentin e kurrikulës bërthamë për edukimin e hershëm, 0-5 vjeç, ku të ftuara në emision ishin Arlinda Beka nga MASHT dhe Indira Huruglica Zenelaj drejtoreshë e institucionit parashkollorë ‘Gëzimi Ynë’.

Arlinda Beka në emisionin “Studio e Hapur” thotë se jemi munduar që fillimisht më i dhënë një strukturë dokumentit, i cili i ka munguar dokumentit të parë, ku theks të veçantë i kanë dhënë metodologjisë së punës.

“Jemi munduar që fillimisht me i dhënë një strukturë dokumentit, i cili i ka munguar dokumentit të parë. Gjërat që kanë munguar në dokumentin e parë është se nuk është trajtuar 0-3shi si moshë e hershme e fëmijëve, kështu që iu është dhënë një vëmendje shumë e veçantë në këtë dokument dhe jemi munduar që ta orientojmë edukatoren që të përcjellë në vazhdimësi zhvillimin dhe të arriturat e fëmijëve përmes rezultateve të të nxënit, mbi të cilat pastaj edukatorja mund të organizojë aktivitete”, thotë Beka.

“Theks të veçantë i kemi dhënë metodologjisë së punës, duke iu dhënë edukatoreve shembuj konkret për tre metodologjitë që janë më të njohurat të cilat janë të përfshira në këtë draft dokument. Po ashtu kemi kaluar te bashkëpunimi me familjen, vlerësimi i fëmijëve, si dhe në fund e kemi parë të arsyeshme që brenda këtij dokumenti të ketë një pjesë sa i përket zhvillimit profesional të edukatoreve. Këto janë elementet të cilat e veçojnë atë nga dokumenti i parë”, thotë Beka.

Kurse sipas Indira Huruglica Zenelaj këtë dokument do ta analizojnë për arsye se ky dokument do të jetë në duart e secilës edukatore dhe produkti final i këtij dokumenti janë fëmijët.

“Jemi munduar të analizojmë secilin paragraf të këtij dokumenti për arsye se ky dokument do të jetë në duart e secilës edukatore dhe produkti final i këtij dokumenti janë fëmijët, arritjet dhe rezultatet që arrihen tek fëmijët prej grupmoshës 0-5 vjeç”, thotë Huruglica Zenelaj.

Dokumenti do të jetë në diskutim deri më 17 Maj.