Demush Avdimetaj sjellë gërshetimin e artit klasik me atë modern në Suharekë

12.12.2019

Mbi dhjetëra punime në muret e Qendrës së Rinisë në Suharekë, janë përmbledhje e mijëra punimeve të autorit Demush Avdimetaj. Në mbrëmjen e së mërkurës Qendra e Rinisë në Suharekë ishte nikoqire e një numri të madh të artdashësve që pritnin hapjen e ekspozitës së autorit, Demush Avdimetaj. Kjo ekspozitë paraqet elemente reale dhe të […]

Demush Avdimetaj sjellë gërshetimin e artit klasik me atë modern në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbi dhjetëra punime në muret e Qendrës së Rinisë në Suharekë, janë përmbledhje e mijëra punimeve të autorit Demush Avdimetaj. Në mbrëmjen e së mërkurës Qendra e Rinisë në Suharekë ishte nikoqire e një numri të madh të artdashësve që pritnin hapjen e ekspozitës së autorit, Demush Avdimetaj.

Kjo ekspozitë paraqet elemente reale dhe të imagjinuara poetike, me kontura vizatimore grafike, piktoreske e skulpturore.

Çdo punim i tij në muret e Galerisë, ishte një dëshmi më tepër për kapacitetin krijues të këtij piktori. Punimet e tij preknin të dy fushat, vizatimin dhe pikturën, këto dy fusha të cilat me pasion i ka kultivuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Diku ngjyrat e punimeve janë më të ndritshme e shumëngjyrëshe, e diku në të errtën.

Kjo ekspozitë që përmban punime të autorit edhe nga shekulli i kaluar përmban shumë elemente nga historia, legjendat e mitet e historisë shqiptare.