Cikaqi prapë në aktrim, tani te ‘SHPK NAZI’

13.04.2019

Këtë të shtunë, në ora 21: 00 në RTV Dukagjini, fillon transmetimin seriali më i ri vendor, ’SHPK NAZI’. Seriali, përveç argëtimit ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Pjesë e këtij seriali janë aktorë të njohur tashmë për publikun si Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku, Muhamed Arifi si dhe modelja nga Suhareka Arbërita […]

Cikaqi prapë në aktrim, tani te ‘SHPK NAZI’ Foto: Ilustrim

Këtë të shtunë, në ora 21: 00 në RTV Dukagjini, fillon transmetimin seriali më i ri vendor, ’SHPK NAZI’.

Seriali, përveç argëtimit ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Pjesë e këtij seriali janë aktorë të njohur tashmë për publikun si Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku, Muhamed Arifi si dhe modelja nga Suhareka Arbërita Cikaqi.

Cikaqi kishte aktruar edhe në serialin “O Sa Mirë” në rolin e Profesoreshës së Matematikës, e cila i kishte mahnitur protagonistët.

Modelja nga Suhareka në rolin e profesoreshës së Matematikës, Arbërita Cikaqi e cila me sharmin dhe bukurinë e saj kishte arritur që aktorët tjerë të “O Sa Mirë” sidomos ata meshkuj ti bëjë për vete qysh në shikim të parë.

Cikaqi prapë i është kthyer aktrimit në rolin e punëtores së marketit në serialin më të ri ‘SHPK NAZI’.