Trump: Irani po kërkon negociata

para 32 dite

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se nuk mund të deklarojë nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një sulm ushtarak ndaj Iranit.

Trump: Irani po kërkon negociata

Ai shtoi se Teherani ka kontaktuar dhe po kërkon negociata, raporton Reuters.

“S’mund të them asgjë tani. Ata kanë kontaktuar. Irani dëshiron të negociojë,” është shprehur Trump para gazetarëve.

Lideri amerikan theksoi ndryshimin e situatës brenda një jave: “Ka një ndryshim të madh mes tani dhe para një jave. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” duke lënë të hapur çdo mundësi për veprimet e ardhshme të SHBA-së ndaj Iranit.

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimeve dhe retorikës së ashpër mes dy vendeve. Më herët gjatë ditës, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, iu ishte referuar thirrjeve të Donald Trump-it për dorëzim dhe paralajmërimeve për luftë.Khamenei kishte thënë se ata që e njohin historinë e Iranit e dinë se iranianët nuk i përgjigjen mirë gjuhës së kërcënimeve. Ai kishte shtuar se “SHBA-ja duhet ta dijë se Irani nuk do të dorëzohet dhe çdo sulm amerikan do të ketë pasoja serioze dhe të pakthyeshme.”

Etiketat

Ofertat e fundit